BallinaRajoniVjosa Osmani para Parlamentit Evropian! Hera e parë që një President i...

Vjosa Osmani para Parlamentit Evropian! Hera e parë që një President i Kosovës si shtet i pavarur mban fjalim në seancën plenare

spot_img
spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë i drejtohet me një fjalim Parlamentit Evropian.

Osmani, mban fjalim në Parlamentin Evropian me ftesë të Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Kjo është hera e parë që një President i Republikës së Kosovës si shtet i pavarur, do t’i drejtohet seancës plenare të Parlamentit Evropian.

Siç njofton presidenca e Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj para deputetëve të Parlamentit Evropian do të flasë “lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo do të shprehë mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Parlamenti Evropian ka ofruar për Kosovën që nga vitet e 90-ta”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, ku mbahet seanca e Parlamentit Evropian, Presidentja Osmani, zhvillon takime me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe pastaj takon edhe udhëheqësit e grupeve kryesore politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian. Gjatë qëndrimit në Strasburg, Presidentja Osmani do  të takojë edhe përfaqësues të Këshillit të Evropës.

Serbia vazhdon ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës 

Një vit më parë ndërkohë Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës. E një vit pas, në fund të muajit prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, miratoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm në të cilin bëjnë pjesë 46 vende. 2/3 e anëtarëve të komitetit, votuan pro anëtarësimit të Kosovës. Komiteti Ministrorë i Këshillit kërkesën e Kosovës për anëtarësim e ka dërguar tanimë për diskutim dhe votim në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Në një njoftim, thuhej se “vendimi mori parasysh edhe marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe marrëveshjen e Ohrit të 18 marsit 2023, të arritura në dialogun Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe rëndësinë që të gjitha palët t’i zbatojnë ato në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim”.

Nëse kërkesa e Kosovës mbështetet në Asamblenë e Përgjithshme nga dy të tretat e vendeve anëtare, atëherë i rekomandohet Komitetit të Ministrave që t’i bëjë ftesë Kosovës të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, e themeluar në vitin 1949. Kosova paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022 pak kohë pas përjashtimit të Rusisë nga kjo organizatë, pas agresionit në Ukrainë. Serbia vazhdon ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular