BallinaRajoniVIDEO/Tensionet në Mitrovicën e Veriut, Jo vetëm policët e Kosovës, protestuesit serbë...

VIDEO/Tensionet në Mitrovicën e Veriut, Jo vetëm policët e Kosovës, protestuesit serbë sulmojnë edhe krerët e Listës Serbe

spot_img

Qytetarë serbë janë mbledhur në veri të Kosovës sot për të protestuar kundër arrestimit të Milun Milenkoviç, një prej organizatorëve të protestave të mëparshme ku u regjistruan edhe përplasje mes protestuesve dhe trupave të KFOR.
Protestuesit kanë sulmuar sot veturat e policisë së Kosovës dhe efektivët, ndërsa gjatë tensionimit të situatës raportohet për tre policë të dëmtuar.
Duket se zemërimit të qytetarëve serbë nuk i kanë shpëtuar as krerët e Listës Serbe. mediat e Kosovës raportojnë se protestuesit serbë kanë sulmuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetarin e kësaj partie, Igor Simiç.
Pre e sulmeve të tyre kanë qenë edhe ekipet e mediave, ku Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës raporton se janë lënduar një kameraman dhe një gazetar.
Protestuesit serbë dëgjohen duke brohoritur kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe duke e fyer atë.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular