Edhe pse neni 53 i statutit të PD zyrtare thotë se Komisioni Zgjedhor duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar, Hasa thotë se kjo do të jetë një vendimarrje e Kryesisë.
Përçarja e PD zyrtare doli në pah pas votimit të Kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik. Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe shumica e grupit parlamentar kërkuan që riorganizimi të niste me zgjedhjet në seksione, grupseksione, degë e më pas të zgjidhej kryetari, ndërsa shumica e kryesisë vendosi që të ndodhte e kundërta, që të zgjidhet kryetari i partisë e më pas të bëhen zgjedhje në bazë.