BallinaRajoniTensionet në Veri dhe raportet mes Kosovës dhe BE-së, presidentja Osmani flet...

Tensionet në Veri dhe raportet mes Kosovës dhe BE-së, presidentja Osmani flet sot në Parlamentit Evropian

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot në Strasburg do të takohet me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe do të flasë para deputetëve të Parlamentit në një seancë plenare.

Sipas paralajmërimeve nga Parlamenti Evropian, temat e diskutimeve edhe në takimin dypalësh Osmani-Metsola edhe në debatin në seancën plenare, do të jenë raportet mes Kosovës dhe BE-së, mbështetja që Parlamenti Evropian i ka dhënë Kosovës në vitet e fundit por edhe situata aktuale në Kosovë dhe procesi i normalizimit të raporteve me Serbinë.

Vizita e presidentes Osmani ishte caktuar para më shumë se një muaj dhe vjen në një situatë kur raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian janë në një fazë të vështirë.

Bashkimi Evropian e konsideron Kosovën përgjegjëse për nxitjen e tensioneve në pjesën veriore të vendit dhe për mospërfillje të kërkesave për ndërmarrjen e hapave për uljen e këtyre tensioneve.

Si pasojë, kabineti i Përfaqësuesit të lartë të BE-së Josep Borrel ka përgaditur dhe i ka ndarë me shtetet anëtare disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Parlamenti Evropian e ka mbështetur Kosovën prej kur ajo kishte shpallur pavarësinë.

Parlamenti në disa Rezoluta kishte bërë ftesë që 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë.

Kjo thirrje ishte përsëritur edhe në Rezolutën e fundit për Kosovën që Parlamenti Evropian e kishte miratuar me 10 maj. Por, rezolutat e Parlamentit Evropian nuk kanë fuqi obliguese për vendet anëtare të BE-së.

Gjatë vizitës së saj në Strasburg, Osmani ka pasur takime edhe në Këshillin e Evropës.

Kosova ka aplikuar për t’u bërë anëtare e kësaj organizate para një viti. Muajin e shkuar nisi procedura formale për pranimin e Kosovës në këtë institucion.

Osmani është takuar edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës Marija Buriq-Pejçinoviq.

Presidentja e Kosovës në këtë takim ka shprehur gatishmërinë e vendit për të përmbushur kriteret e nevojshme, për të respektuar vlerat e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, ndërsa e ka quajtur si shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. /REL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular