BallinaKronikeNga ish-shoferi i Ardi Veliut tek një biznesmen, zbardhen emrat për të...

Nga ish-shoferi i Ardi Veliut tek një biznesmen, zbardhen emrat për të cilët SPAK ekzekutoi urdhër arrestet

Janë zbardhur emrat e personave, për të cilët SPAK sot ekzekutoi urdhër arrestet.

Sipas News24 mësohet se mes tyre janë; Sokol Idrizaj ish-shoferi i Ardi Veliut i cili ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit; bëhet fjalë edhe për Elda Idrizaj që është bashkëshortja e Sokol Idrizaj; Vangjush Kashari biznesmen i një argjendarie. Sakaq bëhet me dije se të përfshirë janë edhe Agustin Mesuli, Altin Doda, Florjan Bakri si edhe T.Baruti.

Gjithashtu mes të arrestuarve janë dhe dy policë të Portit të Durrësit.

Hetimet per kete rast erdhën pas letër-porosisë së autoriteteve franceze. Sa i përket akuzave të ngritura nga SPAK, bëhet fjalë për disa vepra penale, përkatësisht; Për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën;e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Kontrabanda me mallra të tjerë, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal;

“Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular