BallinaUncategorizedDOKUMENTI/ Propozoi planin për qetësimin e tensioneve me Serbinë, Borrell i kthen...

DOKUMENTI/ Propozoi planin për qetësimin e tensioneve me Serbinë, Borrell i kthen përgjigje Kurtit: Kushtet e kërkuara nga BE dhe SHBA janë të qarta

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i ka kthyer përgjigje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në lidhje me pikat e propozuara për zgjidhjen e situatës me tensionet me Serbinë.

Në përgjigjen që Borrel i ka dorëzuar Kurtit, thuhet se kushtet e kërkuara nga BE-ja dhe SHBA-ja janë të qarta.

Pika parë është që kryetarët e zgjedhur shqiptarë përkohësisht të punojnë në lokacione alternative.

Pika e dytë kërkon që Policia e Kosovës t’i ndalë aktivitetet operacionale për rreth atyre komunave, kërkohet që Njësia Speciale të tërhiqet. Por Borrell thotë se do të kërkojnë nga Beogradi të largojë elementet radikale.

Pika e tretë kërkohet që sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.

Zyrtari i lartë i BE-së ka thënë se do të organizohet një takim i nivelit të lartë në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Borrell ka kërkuar që të ndërmerren veprime për të qetësuar situatën në Veriun e Kosovës.

 

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular