BallinaAktualitetLeja që "legalizoi" një ndërtim pa leje, proçedurat që FUNDOSËN Vangjush Dakon

Leja që “legalizoi” një ndërtim pa leje, proçedurat që FUNDOSËN Vangjush Dakon

Referuar dosjes hetimore, në maj të vitit 2009 shoqëria “Fakle” e biznesmenit Fiqiri Farruku aplikon për leje ndërtimi për objekt 7 kate dhe 1 kat nëntokë. Çuditërisht pa marë akoma lejen e ndërtimit, në korrik të vitit 2010 shoqëria merr “pëlqimin mjedisor” nga agjencia rajonale e mjedisit, për një shtesë dy kate.

Leja e ndërtimit për projektin fillestar, pra godinë banimi por pa papafingon është miratuar në mbledhjen e KRRT-së në shtator të vitit 2010. Kryebashkiaku është kryetar i këtij organi por në fakt aty vendimi është kolegjial.

Më shumë se sa shpërdorimi apo vërtetimi fajësisë për një rim që fillon me 6 muaj minimalja duhen goditur dhe zbuluar vjedhjet e mëdha që janë bërë, përvetësimet e mëdha, shkelja e ligjeve për tendera, përfitime nga tenderat”, u shpreh ish deputeti i Ps-së, Spartak Braho.
“Fakti që goditet një element i rëndësishëm nuk mjafton sic është Dako pasi duhej trajtuar në gjithë këndvështrimet e problemeve të bashkisë ndër vite apo qoftë për zotin Dako si personazh me influencë në zonë pasi u përfol për shumë çështje dhe tashmë akuzohet për disa kate pa leje”, tha avokati Ramaj.

Tre muaj pas miratimit të lejes së ndërtimit për 7 kate, në dhjetor të po atij viti, pa filluar ende punimet, shoqëria ndërtuese dorëzon një kërkesë për rikondicionimin e lejes së ndërtimit, ndryshime në projekt dhe shtesë katesh.

Në propozimin e ri kërkohet që leja e ndërtimit të jetë për godinë 10 kate.
Punimet për ndërtimin e pallatit kanë nisur në janar të vitit 2011 me supervizor një pensionist 79 vjeçar. Inxhinier Shaban Karuli që ka nënshkruar procesverbalet, ka punuar 4 muaj pa licencë.
Referuar procesverbalit të punimeve, më 26 shtator të vitit 2011 mbaron së ndërtuari karabinaja e pallatit dhe hidhet soleta e katit të 11. Por, katër katet e fundit janë ndërtuar krejtësisht pa leje, pasi leja ishte vetëm për 7 kate siç treguam.

Këshilli i rregullimit të Territorit të bashkisë Durrës, vetëm me datë 28 shtator 2011, pra pasi kishte përfunduar ndërtimi i karabinasë, miraton rishikimin e lejes dhe shtesën prej 4 katesh.

Pra ndërtimi i katit të 8,9,10 dhe 11 që janë katet shtesë janë ndërtuar pa u miratuar leja. Sipas organit të prokurorisë, edhe nëse aktualisht ka një leje të tillë në bashkinë e Durrësit, ajo thjesht ka legalizuar një ndërtim pa leje. Aq më tepër që leja e ndërtimit për shtesat është firmosur nga ish kryetari Vangjush Dako. Ajo është zbardhur në tetor të vitit 2014. Vetëm pas kësaj procedure duhet të kishte nisur ndërtimi i kateve shtesë, por në fakt kontrata me ujësjellësin dhe OSHE tregojnë se pallati banohej që nga 2012-a.

“Pra pasi ka marrë lejen e ndërtimit në shtator 2010, në dhjetor 2010 ka kërkuar rishikim të lejes dhe shtesë kati, më pas, në maj të 2011 ka aplikuar për 3 kate shtesë dhe si përfundim janë miratuar 4 kate shtesë pa patur asnjë kërkesë të tillë”, citohet në dosjen hetimore të prokurorisë./ Inside Story

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular