BallinaKronikeShkoi në Itali për studime, por përfundoi duke shitur kokainë, arrestohet 22-vjeçari...

Shkoi në Itali për studime, por përfundoi duke shitur kokainë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar i cili është kapur duke shitur kokainë është dënuar me 18 muaj burg në Itali. Sipas mediave italiane, 22-vjeçari shqiptar ka mbërritur në Itali për arsye studimi dhe nuk ka pasur precedentë të mëparëshëm kriminal.

I riu kishte mbërritur në Fano dhe po qëndronte në një “B&B” në jug të qytetit dhe brenda vendit ku jetonte, agjentët i gjetën shqiptarit 40 gramë kokainë dhe para të ndryshme, të cilat dyshohet se ishin të ardhura të veprimtarisë së trafikut të drogës. Sipas hetuesve, droga ishte menduar pikërisht për tregun e të rinjve.

Gjykata e Pesaros vendosi dënimin 18 muaj burg për 22-vjeçarin shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular