BallinaAktualitetFlet Azgan Haklaj: Berisha thotë jam kosovar, në të vërtetë është nga...

Flet Azgan Haklaj: Berisha thotë jam kosovar, në të vërtetë është nga Puka!

“Kosova është dheu im, duhet ta dijë e gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota që unë jam kosovar.” Kështu deklaroi ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë, ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj u shpreh në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv se Berisha nuk është as nga Tropoja dhe as nga Malësia e Gjakovës në Kosovë, por është nga Puka.

“Berisha nuk është djalë i Tropojës, pasi ai ka thënë se në fakt është nga Gjakova. Në fakt ne donim t’ia ndryshonim emrin Tropojës, kur Berisha ishte dhe kryeministër dhe president. Berisha më parë ka thënë se ishte nga Puka i ardhur në Tropojë, ndërsa tani thotë se është nga Malësia e Gjakovës. Dihet se ai është nga Puka dhe mund të ketë rreth 200 vjet që ka ardhur në shtëpinë e tij ku ndodhet edhe sot.”, u shpreh Haklaj në DritareTv./K.C/dritare.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular