BallinaAktualitetRrëmbimi i efektivëve të policisë në Veri/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e...

Rrëmbimi i efektivëve të policisë në Veri/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e forta: Operacion i organizuar nga…

Operacion të organizuar e ka cilësuar gazetari Artan Hoxha rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe.

Hoxha tha në emisionin “Opinion”, theksoi se fotografimi i policëve pas rrëmbimit kishte një synim të caktuar nga Serbia.

Më shumë se sa veprimi konkret, pra rrëmbimi, sepse ata janë rrëmbyer. E ai veprim është qartazi që është bërë me syni të caktuar. Pamjet e arrestimit në Mitrovicë të njërit nga organizatorët e protestave nga Policia e Kosovës sigurisht që patën një efekt të madh.

Kjo patrullë ka qenë për të ruajtur një shteg që përdoret nga kontrabandistët. Forcat speciale serbe e kanë përgatitur këtë operacion. Unë di që Policia e Kosovës ka armatim perëndimor. Me këtë lloj automatiku ka luftuar Adem Jashari

Ata (serbët) nuk kanë simbole, sepse nuk kanë dashur të identifikohen. Kosova me Serbinë ka një problem, nuk e ka kufirin e shenjuar. Kufiri i Kosovës me Serbinë nuk është i shënjuar, prandaj dhe Vuçiçi luan e thotë i kapa në brendësi të territorit. Është një kufi që KFOR i ka të dhënat e asaj dhe lëviz. Ushtria serbe ka kaluar vijën e kufirit. Ai është operacion mirëfilltazi i organizuar”, tha Hoxha.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular