Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së këshillit të ministrave se në këtë mbledhje qeveria ka miratuar projektiligjin për përdorim mjekësor.
Ajo tha se qeveria e mori këtë vendim pas këshillimit kombëtar ku 61 e qytetarëve u shprehën pro, ndërsa theksoi se do të ngrihet edhe Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit.
“Ka miratuar projektligjin për kanabisin, për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën pse si do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit”, u tha në deklaratë.