BallinaKronikeE RËNDË/ Humbi në pyllin e Matit duke mbledhur kërpudha, 25-vjeçari gjendet...

E RËNDË/ Humbi në pyllin e Matit duke mbledhur kërpudha, 25-vjeçari gjendet i vdekur në kanal

Një 25-vjeçar i cili u zhduk mbrëmjen e së enjtes pasi shkoi në pyll, për të mbledhur kërpudha, është gjetur i vdekur në një kanal me ujë vaditës.

Policia ka njoftuar se pas denoncimit të familjarëve, nisën kërkimet për të riun, i cili është nxjerrë i pajetë nga kanali me ujë vaditës.

Njoftimi i policsë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 23.35, të mbremjes së djeshme, pas njoftimit të familjarëve, se shtetasi E.GJ., 25 vjeç, kishte shkuar në pyll, për të mbledhur kërpudha, dhe nuk ishte kthyer ende në banesë, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shulbatër, për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës dhe familjarët e tij, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga shtrati i një kanali me ujë vaditës, i trupit të pajetë të shtetasit E. GJ., 25 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular