Nga Orjola Pampuri
Skandali i sotem, eshte standarti me te cilin ky soj mat kedo qe ben përpara me punë e ndershmëri. Ky është kuti me të cilin të llogarisin soji i këtyre i çdo bindjeje qofshin, çdo person që është i sukseshëm në profesionin e tij, apo dhe në politikë. Soji i këtyre ndyen e bën pis gjithçka e kudo ku shkelën, duke e bërë mollë të ndaluar për shumë njerëz të ndershëm të cilët duan thjesht të kontribuojnë në politikë, duke ofruar profesionalizmin e tyre dhe kontributin me ndershmëri. Por a mund ta kuptojë ky soj të ndershmin, ky soj që pandershmërinë e ka çelës për të hapur çdo derë? Sigurisht që jo!

E pra kur themi që politika do të bëhet kur të largojmë të korruptuarit, duhet të krijojmë dhe një standart tjetër, që të afrohen të aftët, elitat, duhet ky soj të mos egzistojë më në zyrat dhe institucionet e shtetit dhe në politikë.
Turp për modelet që po i ofrohen kësaj shoqërie, turp për politikën në çfarë standarti të ulët ka rënë, me njerëz kaq të frustruar, sa pozitat që i fitojnë me votën e qytetarëve për t’i ofruar shërbime, u ofrojnë perversitete prej njerëzish të parealizuar.
Ndaj këta nuk lejojnë e nuk i duan njerëzit e ndershëm e me moral ne politikë se u nxjerrin të palarat në shesh e për të ruajtur standartin baltosin këdo që i afrohet.
Mjaft më me këtë llum.