Shqipëria luan ndeshjen e dytë kualifikuese për Europianin “Gjermani 2024” kundër Moldavisë, në stadiumin “Air Albania”, ora 20:45, e vlefshme për Grupin E
Pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë ndaj Polonisë, interesimi për të parë në veprim skuadrën e drejtuar nga Silvinjo ka qenë shumë i lartë.
Pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Air Albania”, pasi është raportuar se janë shitur të gjitha biletat që ishin në treg.
Kjo është bërë e ditur nga vetë FSHF-ja përmes një postimi në rrjetet sociale
“A𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐛𝐢𝐥𝐞𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐮𝐫, 🏟️ “𝐀𝐢𝐫 𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧𝐢𝐚” 𝐝𝐨 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐩𝐥𝐨𝐭 🤩 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐌𝐨𝐥𝐝𝐚𝐯𝐢𝐬𝐞̈”, shkruhet në postim.