BallinaPolitikeAnëtari i Këshillit Kombëtarë Demaj, thirrje Gaz Bardhit: Na trego ku fle...

Anëtari i Këshillit Kombëtarë Demaj, thirrje Gaz Bardhit: Na trego ku fle lepuri!

spot_img
spot_img

Anëtari i Këshilli Kombëtar Vendim Demaj përmes një statusi i ka bërë një thirrje Gaz Bardhit që të merrte pjesë në mbledhjen e Keshillit dhe të tregojë të vërtetën se “ku fle lepuri”, pas gjithë këtyre lëvizjeve dhe bojkotit të paprecedentë që ai dhe një grup deputetësh po i bëjnë Këshillit Kombëtarë të PD.

Postimi i plotë

Thirrje !
Z. Gazmend Bardhit
Sekretar i Përgjithshëm Partia Demokratike e Shqipërisë.

Meqenëse ju jeni dhe flisni për zbatimin e kushtetutës së partisë dhe keni qenë i vendosur për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, saqë dhe e përshëndetët thirrjen e tij nga kryesia e partisë,
nesër e keni detyrim moral dhe statutor që të paraqiteni në këtë mbledhje dhe tu tregoni demokratëve, se nga kush po tentohet të përvetësohet dhe kush po rrezikon ekzistencën e Partisë Demokratike.

Eja në këshillin e atyre demokratëve që të besuan dhe votuan ty për Sekretar të Përgjithshëm, dhe meqë thua se të dhimset Partia Demokratike, ashtu si në këto zgjedhje që lam pas, eja dhe tregoju atyre burrave dhe grave që kanë ngelur gardian mbrojtës të Partisë Demokratike, duke mos u shantazhuar, frikësuar as lodhur nga batërdia linçuese e çetës së llumnajës proletare,
se kush po tenton ta përdor për pazare personale.

Z Bardhi leri mikrofonat e kanal-haleve të rilindjes dhe partisë së iLirit, që deri 2 muaj më parë hidhnin vrerë dhe llucë mbi figurën tënde, duke të akuzuar jo vetëm si pazarxhi, mercenar të shitur dhe të kapur, por dhe në akuza trilluese ordinere që vetëm iQimi i synettit din t’i prodhojë,
dhe eja në mesin e përfaqësuesve të bazës së partisë dhe na trego ku flen lepuri,
në të kundërt z Bardhi, është e drejta e çdo demokrati që të mendojë dhe gjykojë se këtij qëndrimit tuaj dhe kësaj amnistisë së lidershipit dhe kanal-haleve të partisë së iLirit që të është bërë, i vjen era pazar.

Pa marr parasysh se kush shkon dhe vjen, një gjë është e sigurtë që Partia Demokratike nuk është pronë private, dhe asnjë individ nuk do të arrij ta përvetësojë, sado forcë dhe pushtet të ketë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular