BallinaAktualitet"Kërcënohet me VDEKJE gazetarja"/ Karamuço plas BOMBËN pas tensioneve në kampin MEK:...

“Kërcënohet me VDEKJE gazetarja”/ Karamuço plas BOMBËN pas tensioneve në kampin MEK: Mos mendoni ta bëni ndryshe lajmin…

spot_img
spot_img

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se ditën e djeshme në kampin e MEK në Manëz të Durrësit, është kërcënuar një gazetare me vdekje.

Ai ka zbuluar se në morg i kanë thënë që lajmin duhet ta bënin siç donin muxhahedinët.

“Nuk është thënë fare, por dje është kërcënuar me vdekje një gazetare. I kanë thënë që e shikon këtë viktimën këtu se kanë vajtur deri në morg gazetarët. ‘Mos mendoni ta bëni ndryshe lajmin se edhe ti do bëhesh si kjo’, i kanë një vajze gazetare dhe unë jam habitur.

I thash: ‘Si ka mundësi? Po ju ça i thatë? Ç’është ky kërcënim që bëhet? Për çfarë arsye?’. Se edhe këto telefonat që bëhen janë censurë dhe më thua mua, pse flet ti, a je bërë ti bashkëpunëtor me Iranin, a na shitët ne. Unë jam një profesor që flas kur shikoj 15 policë të plagosur, në momentin që Policia e Shtetit tim goditet, unë flas. I kam mesazhet këtu, por nuk janë të natyrës kërcënuese, prandaj nuk i nxjerr”, u shpreh eksperti, tha në ABCnews.

Kujtojmë që brenda kampit dyshohet se kishte një bazë të ngritur që ishte në kundërshtim me rregullat e shtetit. Kontrolli është urdhëruar nga SPAK pasi ka pasur dyshime se banorët brenda kampit kanë qenë të përgjuar nga persona të inflirtuar nga Irani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular