BallinaPolitikeNdoka ambasadorit Borchardt: Kthjellohu, reflekto, respekto institucionin e Presidentit të Republikës

Ndoka ambasadorit Borchardt: Kthjellohu, reflekto, respekto institucionin e Presidentit të Republikës

Nga Nard Ndoka

Z.Ambasador, a të vjen turp?!
Ambasadori i OSBE-së nuk njeh dhe nuk respekton Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë!
Ambasadori i OSBE-së nuk bën thirrje për ndërprerjen e punës në KZAZ, pasi zgjedhjet ligjërisht nuk do të mbahen më 30 Qershor.
Ambasadori bën thirrje për vazhdimin e punës, injoron protestat qytetare, provokon opozitën, fyen Presidentin e Republikës me veprimet dhe deklarimet e tij publike.
Ambasadori nuk flet, kur mediat ndërkombëtare flasin për krimin elektoral në Shqipëri, përkundrazi gjen momentin dhe i fut ndonjë xhufkë për të tërhequr vëmendjen.
Ambasadori nuk flet, kur Policia e Shtetit godet qytetarët shqiptarë me gaz helmues, kur ata protestojnë për lirinë e tyre, përkundrazi i bën thirrje qytetarëve që të përmbahen.
Ambasadori, as nuk skuqet, as nuk zverdhet, as nuk i vjen turp, që institucioni që përfaqëson është bërë palë në aventurën politike të Edi Ramës.
Zoti Ambasador, përmendu, kthjellohu, reflekto, drejtohu politikës shqiptare, drejtohu Kryeministrit, Liderit të Opozitës, respekto institucionin e Presidentit të Republikës.
Ne akoma kemi besim tek Ju dhe institucioni që ju përfaqësoni në Shqipëri, në OSBE!
Po ju presim!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular