Pas Yuri Kim, njeriu që është sulmuar egërsisht nga Sali Berisha dhe mediat pranë tij, është ambasadori britanik në Tiranë
Kjo, për shkak të shpalljes “non grata” të Berishës edhe nga Britania e Madhe, pas SHBA.
Berisha thotë se ky vendim është marrë direkt nga ambasadori, të cilin e akuzon si të korruptuar, që paguhet nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Por duket se nuk mendon kështu aleati i tij Ilir Meta. Ai është shfaqur je bashkë me të shoqen në një pritje të organizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe, ku kanë qenë gjithë “armiqtë” e Doktorit.