Ragime të shumta kanë ardhur pas deklaratave të deputetit Dashnor Sulës në Euronews Albani, se Lulzim Basha bëri gabim të madh që përjashtoj Sali Berishën pas shpalljes non grata. Duket se Sula po del hapur kundër pozicionimit që Basha i bëri PD-së në krah të SHBA, për çështjen Berisha. Vetë deputeti Sula më pas ka votuar për përjashtimin e Berishës nga PD, por duket se për arsye ende të panjohura, ai “papritur” është bërë pishman dhe çdo ditë e më shumë po afrohet me Rithemelimin. Ndër reagimet më pikante ndaj këtyre deklaratave të Sulës ka qenë ai i aktivistit të PD, Sidi Hasanaj, i cili shkruan se Flamur Noka me ca të tjerë është treguar më burrë se këta, pasi dolën hapur që në fillim në krah të Sali Berishës non grata.
Postimi i plotë
Dash Sula sonte në Euronews në emër të grupit të deputetëve që përkrahin grupin “Bardhi” po e them për lehtësi:
“ Gabimi i Bashës i madh është që shkatërroi PD duke përjashtuar S.Berishën në 9shtator 2021 nga grupi i PD. Ta kishte kaluar në votim dhe Berisha nuk do përjashtohej. Edhe Amerika të ishte kundra , se na e keni bërë Amerikën sikur çfarë është.”
E kuptoni çfarë fytyre kanë? E shikoni si e nxorrën kokën?
Dhe e bukura është që si Dashi dhe të tjerët kanë votuar përjashtimin e Berishës nga PD ????????.
Eh se mendoja dot këtë kurrë!
Flamur Noka me disa të tjerë (edhe gra) kanë ç’kanë ama u treguan burra! Dolën hapur në qëndrimin e tyre që në sekondin e parë. Mirë keq ama dolën hapur.
Uaaaa çfarë ka thënë sot Dashi (edhe në emër të deputetëve të tjerë) ???????????? e pabesueshme!
Si more Dash legeni thua “nuk duhej përjashtuar Berisha nga grupi parlamentar pas nongratës”
Po sot e thua këtë morr maskara burrë?
Yhhh çfarë palaçosh!
Video, fjala e Dashnor Sulës në Euro News