Nga Flamur Hoxha
Urime për diplomimin biri im!
Urime për diplomimin biri im!
Në fëmijërinë e rininë time ne internim as nuk guxoja të ëndërroja se mund të vinte një ditë që fëmija im të shkollohej e diplomohej në Amerikë!
Ndaj sot pas shumë sakrificave e përpjekjeve për të arritur këtë moment historik, dua të falënderoj kunatin tim Danny W. Reynolds, faleminderit per gjithë përkrahjen e fëmijëve të mi, dua të falenderoj shkollën amerikane, dua të falenderoj Amerikën për mundësitë që ua ofroj shumë shqiptarëve.
Tani është koha për t’i kthyer ëndrrat e tua në realitet, u befsh burrë i suksesshëm dhe mirënjohës, i ndritshëm dhe i dinjitetshëm bir.
Ne na bën krenar e të lumtur!