Qarku i Korçës është përfshirë nga moti i keq. Breshëri dhe era e fortë mësohet se kanë shkaktuar dëme në bujqësi.
Në zonat e Maliqit, Vreshtasit dhe Podgories raportohet se ka pasur reshje të dendura shiu dhe breshër.
Në fshatrat e Vreshtas dhe Podgorie mësohet se ka dëme të mëdha në bujqësi. Grupet e punës do shkojnë në terren pas stuhisë.
Moti i keq ka ndikuar edhe në turizëm. Janë anuluar dhjetëra prenotime në qytetin e Pogradecit.