BallinaUncategorizedPublikohet foto e Safet Gjicit me pranga në duar. SPAK kontrolle edhe...

Publikohet foto e Safet Gjicit me pranga në duar. SPAK kontrolle edhe në shtëpinë e vajzës që shfaqet në video, sekuestrohen pajisjet që u përdorën për përgjimin

Është publikuar foto e ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici me pranga në duar, në momentin kur ai dërgohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Nga ana tjetër raportohet se një javë më parë SPAK ka ushtruar kontrolle në banesën e vajzës së identifikuar si Alma.K e cila shfaqet në video. Mësohet se gjatë kontrolleve janë sekuestruar disa pajisje me të cilat dyshohet se është realizuar video përgjimi. Pajisjet janë dërguar për ekspertim për të zbuluar nëse ka apo jo regjistrime të tjera.

Gjici u arrestua pasditen e sotme në një lokal pranë banesës së tij nën akuzë për korrupsion pasiv.

SPAK ra në gjurmët e tij pas publikimit të video skandalit seksual në zyrën e tij. Më pas në një tjetër material video, Gjici shfaqej pas aktit seksual duke biseduar me vajzën për një tender për sterilizimin e qenve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular