BallinaKryesoreSHBA e emëroj në postin e lartë në DASH, Berisha i bën...

SHBA e emëroj në postin e lartë në DASH, Berisha i bën thirrje të hetojë Yuri Kim!

Deklaratat absurde të Sali Berishës, nuk kanë të ndalur. Edhe në konferencën e kësaj të premteje me gazetarët, ai ka sulmuar ashpër ambasadoren në ikje të SHBA, Yuri Kim, me të cilën duket se e ka kthyer marrëdhënien armiqësore në personale. Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Kongresit të ShBA-ve që të hetojnë pronat e Yuri Kim në Shqipëri. Këto akuza për prona të ambasadores në Shqipëri nuk janë të reja, por ajo që ndodhi pasi ai i artikuloj për herë të parë, nuk ishte as hetimi dhe as djegja e karierës së Kim siç proklamonin analistët e Rithemelimit, por shpërblimi i saj me postin e lartë si Zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore për Çështjet Europiane, (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien), duke filluar nga 10 korriku. Pra SHBA e emëron në një nga 2-3 postet më të larta të DASH i cili ka në fokus pikërisht nongratat, Berisha u kërkon që ta hetojnë!

Gjithashtu ai e quajti një zhvillim pozitiv largimin e saj, por harron faktin që në pozicionin e ri ku është emëruar, Yuri Kim, do të jetë edhe më shumë prezente për problematikat e Shqipërisë.

“Së pari largimi i saj është një zhvillim shumë pozitiv. Zgjatja e qëndrimit të saj ishte një akt, një hile e neveritshme që ajo me Olta Xhaçkën dhe Edi Ramën, i bëri vendit të vet, haptas. Ajo për të zgjatur qëndrimin, për ti bërë shërbimet e fundit në këto zgjedhje dhe kundër opozitës, i kërkoi Ramës dhe Xhaçkës, që të thonë se po ikën. Shefat e saj pastaj thanë se nuk mund të na diktojnë se kur ikën, e kur rrin, etj. Së dyti, meqenëse ajo po ikën, i thashë në parlament mesazhin që kisha. Por një gjë që nuk mu kujtua në atë moment, po ja them tani. Ftoj përsëri Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, Kongresin e SHBA dhe FBI-në, të hetojnë për pronat e saj në Shqipëri. Sikundër theksoj se, zëdhënësi i saj Edi Rama, aludoi se unë e kisha fjalën për Yuri Kim polakun. Unë nuk ngatërroj një polak me një amerikane kurrë. Nuk e kam patur kurrë fjalën për Yuri Kim polak. Por me të u dekonspirua një gjë, u tregua komunikimi që kanë ata të dy kundër meje. Tani nuk doli kush tjetër me më përgënjeshtruar mua veç Edi Ramës. Tani vetëkuptohet kjo, por unë nuk e kisha fjalën për një Yuri Kim polak. E them me përgjegjësi të plotë“, deklaroi Sali Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular