BallinaAktualitetZgjedhjet Parlamentare në Greqi/ Publikohen exit-pollet e para, partia e kryeministrit Mitsotakis...

Zgjedhjet Parlamentare në Greqi/ Publikohen exit-pollet e para, partia e kryeministrit Mitsotakis drejt një fitoreje të thellë

Kanë dalë exit Pollet e para për zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Greqi gjatë ditës së sotme.

Sipas mediave greke, Exit Pollet parashikojnë një fitore gjithëpërfshirëse të Demokracisë së Re në zgjedhjet e sotme.

Partia e Kyriakos Mitsotakis arrin një rezultat prej 40% – 44%, një performancë më e mirë se ajo e votimit të majit dhe siguron pavarësinë për formimin e qeverisë.

Ndërkohë për SYRIZA-n që Exit Polli parashikon nga 16.1% më e ulëta në 19.1% më e larta, një ecuri më e ulët se ajo e zgjedhjeve të majit.

PASOK /KINAL rezulton në exit poll nga 10% në 13% dhe KKE nga 7.2% në 9.2%.

Sipas exit poll-it, “spartanët” hyjnë edhe në Parlament, pasi mund të kenë kaluar pragun me 4% deri në 6%.

Kujtomë se në zgjedhjet e majit rezultatet përfundimtare për këto parti ishin:

Demokracia e Re 40.79%

SYRIZA 20.07%

PASOK 11.46%

KKE 7.23%

Zgjidhja greke 4.45%

Fito 2.92%

Liria Lundrim 2.89%

МеРА25 2.63%

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular