BallinaPolitikeRaportii i Komisionit të Prokurimit Publik/Bujar Leskaj shtron dy pyetje dhe deklaron:...

Raportii i Komisionit të Prokurimit Publik/Bujar Leskaj shtron dy pyetje dhe deklaron: Ju nuk mund te i’u shisni shqiptareve sapunin per djathë

spot_img
𝗝𝘂 𝗻𝘂𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁’𝘂 𝘀𝗵𝗶𝘀𝗻𝗶 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲𝘃𝗲 𝘀𝗮𝗽𝘂𝗻𝗶𝗻 𝗽𝗲𝗿 𝗱𝗷𝗮𝘁𝗵𝗲!
(Sot në Seancë, dy pyetje mbi Raportin e Komisionit të Prokurimit Publik)
Unë kam dy pyetje.
1. Sipas të dhënave të raportit tuaj, ju keni vlerësuar 492 procedura prokurimi, të cilat kanë një vlerë afërsisht 17 miliardë lekë. Sikurse e theksuat dhe në fjalën tuaj në Kuvend dhe në përgjigjen ndaj pyetjes së kolegut, ju thoni se i keni kursyer buxhetit të shtetit 115 milionë lekë. Deri këtu jemi në rregull. Tani, ju me punën tuaj i keni kursyer buxhetit të shtetit 115 milionë lekë ose 1 milionë euro, dhe keni rivlerësuar 180 milionë euro, në një kohë kur e gjithë shuma që prokurohet në Shqipëri është 1.7 miliardë euro. Pra, shuma që ju i kurseni si institucion buxhetit të shtetit nga ato që auditoni është 0.5 ose 0.6 përqind, nga ato që ju rivlerësoni. Vërtet mendoni ju që me një milionë euro zbulimet tuaja, kursimet tuaja në buxhetin e shtetit, ju keni qenë institucion efiçent dhe shqiptarët duhet të besojnë Komisionin e Prokurimit Publik? Vërtet mendoni ju që në vitin 2023, me 1 milionë euro që ju i kurseni buxhetit të shtetit, kur, në mos gaboj, buxheti për institucionin tuaj është 700-800 mijë euro, pra me një indikator të dobisë së punës tuaj që shkon tek 0.7, ju në vitin 2023 si institucion, vini këtu në Kuvend, flisni 20 minuta, bëni një raport shumë të mirë, me të dhëna statistikore, dhe do t’u shisni shqiptarëve sapunin për djathë?
2. Pyetja e dytë që kam, ju e theksuat dhe në raportin tuaj, ju uljen e numrit të ankesave nga 15.1 përqind në vitin 2021 në 8.19 përqind e quani rrjedhojë të punës suaj të mirë, në forcimin e qëndrueshmërisë së vendim-marrjes së institucionit, në rritjen e numrit të vendimeve interpretative të KPP-së, si dhe, e theksuat edhe këtu, rritjen e komunikimit me grupet e interesit. Me cilat grupe interesi kontaktoni ju? Ju kontaktoni me ato grupe interesi, të cilat marrin pjesë në tendera? Me këto autoritete kontraktore që keni kufizuar konkurrueshmërinë, dhe ju veproni si shtojcë e qeverisë, apo si institucion i pavarur?
Ju faleminderit. E theksoj, këto dy pyetjet e mija nuk kanë për qëllim të zhvlerësojnë punën tuaj, arritjet apo edhe formatimin modern të këtij raporti, vlerësimet që keni marrë në botë, por gjithmonë në institucione të tilla si KPP apo edhe institucionet e auditimit, treguesi kryesor është indikatori i dobisë së vlerësimit. Për një lek që ju i keni marrë taksapaguesve shqiptarë, ju paskeni zbuluar një lek. Është një tregues shumë i ulët.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular