BallinaAktualitet21 urdhër-arreste/ “Hashashi me origjinë nga Siria, heroina nga Turqia”, SPAK jep...

21 urdhër-arreste/ “Hashashi me origjinë nga Siria, heroina nga Turqia”, SPAK jep detaje nga aksioni: Sekuestruam mjete luksoze e pajisje kompjuterike

spot_img

SPAK ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka dhënë detaje sa i takon 21 urdhër-arresteve të lëshuara. Prokurori Vladimir Mara deklaroi se hetimi është bërë në bashkëpunim me palën italiane, ndërsa shtoi se grupi kriminal trafikonte lëndë narkotike.

Mes të tjerash Mara tha se nga 21 masa sigurimi personal, 20 u ekzekutuan, duke shtuar se një person është në kërkim ndërkombëtar.

Po ashtu u bë e ditur se SPAK ka kryer dhe hetim pasuror për anëtarët e grupit kriminal, ku transportimi i drogës bëhej me kamion.
“Janë vendosur 21 masa sigurie. Janë sekuestruar mjete luksoze, pajisje kompjuterike etj. Më e rëndësishmja është që të gjithë sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kthyer në territorin e Shqipërisë. Kemi bërë edhe hetim pasuror për të gjithë anëtarët e grupit kriminal. Ka edhe persona që i është komunikuar edhe një masë e dytë sigurie sepse kanë qenë të prangosur. Hashashi ishte me origjinë nga Siria, heroina nga Turqia; ndërsa kokaina nga vendet e origjinës, me destinacion vendet e BE. Nuk kemi konstatuar episode kultivimi kanabisi në vendin tonë.”, tha ai.
Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, në disa qytete si Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë e Korçë.
1. Endrit Bakiu
2. Suko Pajo
3. Artur Sulaj
4. Arian Tola
5. Fadjon Çami
6. Viron Lekaj
7. Artan Agalliu
8. Shpëtim Pjeshka
9. Jani Çavo
10. Kudret Rustemaj
11. Besnik Ruçi
12. Pirro Çapi
13. Jani Meçja
14. Edmond Kabashi
15. Tomi Hila
16. Leonard Nergjoni
17. Artin Kurti
18. Astrit Miska
19. Ervis Çvilo
20. Mirash Gjoni
21. Sonila S. (arrest shtëpie)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular