BallinaPolitikeEMRI/Jep dorëheqjen anëtarja e kryesisë së rithemelimit në Mat: Na keqpërdorën!

EMRI/Jep dorëheqjen anëtarja e kryesisë së rithemelimit në Mat: Na keqpërdorën!

spot_img

Përmes një statusi anëtarja e kryesisë së rithemelimit në degën Mat, Ela Vata ka njoftuar dorëheqjen. Ajo shkruan se PD e rithemeliuar nuk paska qënë asnjë moment e demokratëve, por e një grupi njerëzish që shohin interesat e tyre personale.

Postimi i plotë

Përshëndetje miq,
Ju njoftoj që për arsye personale kam vendosur të jap dorëheqjen nga anëtare Kryesie e degës së PD të Rithemeluar në Mat! Misioni im me këtë grupim ndërpritet këtu. Çdo angazhim i imi mbyllet nga ky moment! Për dy vite me radhë shpresuam dhe besuam se kjo PD do ishte ndryshe nga ajo që kemi investuar vite të tëra kontribute nga jeta jonë, pa kurrfarë përfitimi pas, vetëm për ideal, vetëm duke besuar se do të ishim ndryshe.

Nisëm një betejë të pazakontë kundër aleatit më të madh të shqiptarëve për dinjitetin e liderit historik! Mirëpo, sot shohim se nuk jemi gjë tjetër përveçse të keqpërdorur! Për fat të keq shohim se PD-ja e Rithemeluar nuk ngjall as shpresë dhe as besim – është gjithçka një imazh i rremë, brendia i tregon të gjitha nga kurthet, intrigat, interesat personale dhe gjuetia e shtrigave ndaj kujtdo që mendon ndryshe apo që kërkon përgjegjësi për 14 Majin.

Fatkeqësisht, PD-ja e Rithemeluar nuk paska qenë për asnjë moment e demokratëve, por e një grupi të ngushtë që sheh interesat e veta personale dhe nga ana tjetër ku të mundin luftojnë demokratët e ndershëm, ata që për Partinë Demokratike kanë dhënë gjithçka.

Trishtuese dhe dëshpëruese, por ky është realiteti! Por ky nuk është fundi! Unë do të jem gjithmonë e gatshme për një Parti Demokratike që ka vërtetë ideal, që krijon besim se Shqipëria mund të bëhet më e mirë, për një Parti Demokratike që ka të parin qytetarin dhe demokratin, e jo interesat e një grupimi të vogël drejtuesish që keqpërdorin paturpësisht atë që iu është besuar!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular