Në një intervistë në Euro News deputeti dhe kreu i PAA, Agron Duka u shpreh se ka biseduar dhe me Bashën, për propozimin e 5 partive që kërkuan lista të hapura dhe votim mbi moshën 16 vjec.
Mësohet se në grupimin i 5 partive politike që kanë dalë me këtë propozim ka marrë pjesë dhe Rezart Kthupi, keshilltari ligjor i Partisë Demokratike.
Duka ka vlerësuar qëndrimin e Bashës, duke thëne se të gjithë duhet të kapërcejmë mbi ndasitë, sepse kjo do ti shërbejë të gjithë shqiptarëve.
Fjala e Agron Dukës
”Unë kam biseduar me zotin Basha. Kjo është një ide pozitive për mendimin tim, sepse Basha thotë që nuk bashkohem me Berishën për arsyet e veta parimore, ndërkohë e kapërcen këtë, dhe kjo duhet bërë nga të gjithë.
Basha ka problemet dhe mëkatet e veta, por nëse të gjithë nese e konceptojmë pozitivisht këtë, kapërcejmë mbi ndasitë dhe bashkohemi rreth ideve, sepse leverdia është për të gjithë politikisht për ne, por jo vetëm për ne dhe popullin shqiptar”.