BallinaAktualitetAktori i njohur sulmon pronarët e Milanit: Pse të jem tifoz? Të...

Aktori i njohur sulmon pronarët e Milanit: Pse të jem tifoz? Të gjithë po largohen nga skuadra, e kanë kthyer në biznes

Aktori italian Diego Abatantuono ka dhënë një intervistë për “Il Foglio”. I njohur si tifoz i zjarrtë i Milanit, ai ka shprehur gjithë zhgënjimin për pronarët e rinj të klubit kuqezi.

“RedBird mendon se i kanë zgjidhur problemet duke rinovuar kontratën e Leaos, ajo që nuk na kanë thënë është se do të shërbejë vetëm për ta shitur për më shumë para vitin e ardhshëm. Të gjithë po largohen, Maldini, Tonali, Teo Hernandez gjithashtu do të largohet, pse të mbetem unë tifoz i Milanit? Ekipet nuk janë ato që kanë qenë, është vetëm çështje biznesi. Për një gjë jam i sigurt tani, futbolli është ‘karuseli’ nga i cili fiton më shumë.

Xherri kush? Nuk kam dëgjuar kurrë për të, unë njoh vetëm Xheri Kala një djalë i vogël i këndshëm me një shaka të gatshme. Mbiemri Kardinale nuk do të thotë asgjë për mua. Dikur i dija emrat e presidentëve, sot për t’i kujtuar ndez televizorin dhe shikoj ‘The Godfather’, çmenduri që janë identikë: Rocco, Jerry, Franck…”.

Pyes veten pse duhet të rinovoj abonimin tim në San Siro dhe në platformat e ndryshme për të ndjekur ndeshjet e Milanit. Qëllimi është vetëm të shesësh dhe të fitosh para. Pastaj dëgjoj veten të them, si mund të refuzosh 80 milionë për Tonalin? Thjesht, refuzo dhe mbaje futbollistin. Milani, ndër të tjera, ka një turmë të jashtëzakonshme, stadiumi është gjithmonë plot, duhet të japim një sinjal pozitiv ose të paktën nëse nga 80-100 milionë duan të na japin diçka edhe ne, jemi të lumtur.

 Për skuadrën që ka në dispozicion, Pioli është trajneri më i mirë në Evropë. Milani, këtë vit mund të shkonte në finalen e Championsit, por na mungoi pak fati. Lëndimi i Benaserit përshembull: ishte vendimtar për mesfushën tonë, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, Trajneri nuk mund të bënte më shumë, në disa raste luajtëm edhe futboll të shkëlqyer, si në ndeshjen ndaj Napolit, e meritonim plotësisht. Sa keq që nuk arritëm të përmbysim Interin në gjysmëfinale, pavarësisht mbështetjes së madhe nga e gjithë San Siro”.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular