BallinaKryesoreArdit Gjinali: Listat e hapura si pjesë e zgjidhjes për frenimin e...

Ardit Gjinali: Listat e hapura si pjesë e zgjidhjes për frenimin e korrupsionit politik

Nga Ardit Gjinali
“ Listat e mbyllura” formulohen përmes një qasjeje “të drejtimit politik vertikal” ku organet qëndrore drejtuese të partisë politike përkatëse mbartin peshën kryesore politike vendimmarrëse mbi listat e kandidatëve dhe renditjen e secilit prej kandidatëve. “Listat e mbyllura” përfshijnë një hapësirë të kufizuar vendimmarrëse duke shmangur dëgjimin e zërit të anëtarëve politikë të partisë politike përkatëse ose të flukseve që tejkalojnë anëtarët apo strukturat politike të partive politike përkatëse; – në të njëjtën kohë, “listat e mbyllura” imponojnë një hapësirë të kufizuar vendimmarrjeje për votuesit , të njëjtët nuk mund të votojnë për individin përkatës kandidat dhe nga ana tjetër kandidatët e zgjedhur nuk kanë jo vetëm kontaktin e drejtpërdrejtë , por gjithashtu dhe përgjegjësinë direkte ndaj votuesit të komunitetit përkatës. Mungesa e përgjegjësisë direkte përballë votuesit , e tilla morale dhe politike e të zgjedhurit përmes mekanizmit të “listave të mbyllura” shkakton dhe lëvizje politike individuale të të njëjtit në Parlament apo Këshill Bashkiak që rezultojnë në ndryshim të përfaqësisë së përkatësisë politike, një ndryshim i përkatësisë jo për çështje madhore të interesit kombëtar, por si pasojë e interesave të ngushta vetjake që mund të konsiderohen formë e korrupsionit politik. “Hapja e listave” mbi kandidatët për Deputetë apo të zgjedhurit në Këshillat Bashkiakë qytetës mund të shihet si një zgjidhje e pjesshme ndaj formave të ndryshme të shpërfaqura të korrupsionit politik. Votimi qytetar i drejtpërdrejtë mbi emrin përkatës në listën e kandidatëve për Deputetë apo në të njëjtën për Këshillin Bashkiak shënon një përgjegjësi dhe përgjegjshmëri në rritje të të zgjedhurit dhe në të njëjtën kohë, “hapja e listave” është një largim nga proçesi i “drejtimit vertikal politik” duke dërguar vendimmarrjen jo vetëm drejt strukturës politike horizontale të subjektit përkatës por gjithashtu duke zgjeruar hapësirën politike vendimmarrëse të qytetarit apo votuesit ndaj të zgjedhurve. “Hapja e listave” do të shtonte fuqinë e qytetarit në vendimmarrje dhe do të inkurajonte llogari-kërkimin nga i njëjti dhe llogari-dhënien nga i zgjedhuri; – do të rriste përgjegjësinë politike të të zgjedhurit mbi secilin vendim politik të të njëjtit duke shmangur forma të ndryshme të shtrembërimit të qëndrimit politik fillestar për arsye të interesave të vogla përtej politikës. “Hapja e listave” është një instrument politik që do të ishte parathënia e “ hapjes së partive politike” përtej strukturave të të njëjtave, do inkurajonte ndryshimin e mendësisë së të tillave për të realizuar një rezultat politik zgjedhor maksimalist përmes një përafrimi drejtë pritshmërive të shoqërive përkatëse; – “Hapja e listave” është fuqia që i jepet individit në tërësinë e konceptit , “fuqia” mbi individin qytetar si zgjedhës dhe e njëjta, “fuqia” mbi individin “ i zgjedhur” , “fuqia” që tejkalon numrat politikë tradicionalë dhe që dërgon organizatat politike tek shoqëria. Partitë politike mund dhe duhet të përafrohen me pritshmëritë e shoqërive përkatëse, përmes “listave të hapura” fuqia e individit potencialisht i zgjedhur, përkatësisht profesionist, aktivist qytetar, individ i spikatur në ekspertizat përkatëse, një formim i konsoliduar intelektual ku Integriteti njerëzor do ishte parathënia e një kundërtrupi Mekanizmi i “Listave të Hapura” është me efekt pozitiv të dyanshëm, përkatësisht në mundësinë dhe fuqinë e votuesit për të zgjedhur nominalisht kandidatin përkatës dhe nga ana tjetër fuqia dhe autoriteti politik i rritur i të zgjedhurit në Parlament që buron nga vota qytetare nominale për të njëjtin;- pra , një deputet i nesërm i zgjedhur përmes “Listave të Hapura” do të jetë parimisht konsistent me qëndrimin politik në koherencë me përkatësinë politike, nga ana tjetër mund të jetë refuzues apo frenues i secilës formë arbitrariteti apo subjektivizmi politik që mund të burojë nga forca politike që përfaqëson. Një deputet i zgjedhur përmes “Listave të Hapura” mund të refuzojë kompromiset dritëshkurtra si qëllim të ndryshimit të numrave parlamentarë, mund të refuzojë përshtatjen në koherencë me agjendat vetjake për shkak të besimit të fituar nën një sigël politike, mund të jetë një denoncues i zëshëm duke rritur ndjeshmërinë publike deri në kufijtë e pengesës për secilën nismë me tendenca korruptive që do të cënonte komunitetin që përfaqëson, detyrim politik dhe njerëzor që buron nga vota për të njëjtin. “Kufizimi i Mandateve” “Listat e hapura” apo dhe “Sistemi Zgjedhor Proporcional Kombëtar” janë mekanizma indirektë që ndikojnë në frenimin e fenomenit të Korrupsionit politik përmes pjesëmarrjes së qytetarit, votimit direkt mbi përfaqësuesin politik, rritja e pjesëmarrjes së numrit të partive politike në garim elektoral, qeverive të koalicionit, vendimmarjeve të gjera dhe transparencës që imponohet nga pjesëmarrja e shumë aktorëve në marrëveshjet politikë-bërëse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular