Operacionet anti-drogë në Elbasan, gjykata merr vendim për 45 të arrestuarit. Sa prej tyre u lanë në qeli

0
130

Gjykata e Elbasanit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për 45 të ndaluarit për trafik droge, pjesëtarë të grupeve të organizuara kriminale. Bëhet me dije që 35 prej anëtarëve të 4 grupeve kriminale të lihen në burg. Gjithashtu mësohet se për 3 persona është vendosur masa “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për 7 të tjerët.

Kujtojmë se këto grupe kriminale bënin tregtinë e drogërave të forta nga vendet e lindjes, drejt Europës.