“Kepi i VIP-ave” tashmë ka nisur sot në televizionin më të dashur të shqiptarëve, në Top Channel moderuar nga Kiara Tito
Personazhet e Kepit, kanë treguar se si e kanë pritur ftesën nga produksioni, ndërsa kanë thënë edhe emrat se kë nuk do donin të ishin pjesë të këtij formati. Keisi tregoi se nuk do dontë të sihin personazhet që nuk i kishte njohur më përpara.
Po ashtu, Kiara ka rrëfyer se si e ka pritur ftesën për të qenë ajo moderatorja, dhe çfarë i tha Luizi kur e mori vesh.
“Të parit që i kam treguar ishte Luizi, dhe ai ishte shumë i entuziazmuar. Unë bëj fiks 6 vite nga hera e fundit, që kam punuar si moderatore në Top Channel. Luizi më ka mbështetur gjithmonë në çdo vendim, dhe në këtë rast bëri të njëjtën gjë”, tha Kiara Tito.