“Tërmet” në peshëngritjen shqiptare. Sipas Panorama Sport, Peshëngritësi Daniel Godelli, i cili mori pjesë në Europianin e 2023, ka rezultuar me doping. Në bazë të asaj që shprehet agjencia ndërkombëtare e testimeve ITA, në testin e kryer (19 prill 2023, periudhë kjo kur ai ishte pjesë e kombëtares në Kampionatin Europian që asokohe po mbahej në Jerevan të Armenisë) rezulton se Godelli ka përdorur SARM.
SARM është një ilaç që është kimikisht i ngjashëm me steroid anabolik dhe ndihmon në rritjen e masës muskulore të skeletit e cila zvogëlohet me moshën. Individët janë në gjendje të funksionojnë më aktivisht pasi SARM ndihmon në plotësimin e humbjes së fibrave muskulore të tipit 2 dhe ndërton forcën e trupit.
![9dc0c44e A36b 41da B06e 9988865af2f1](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2023/07/9dc0c44e-a36b-41da-b06e-9988865af2f1.jpg)
Problemet me dopingun në vitet e fundit kanë zbehur disi arritjet e sportistëve kuqezi në arenën ndërkombëtare. Gjithsesi, pavarësisht rasteve, ajo që mund të thuhet me siguri është se sporti shqiptar ka njohur rritje.
![1680783356 Danielgodelli1](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2023/07/1680783356_danielgodelli1.jpg)