Kristjan Asllani ishte një nga pikat kyçe të Shqipërisë në fitoren kundër Ishujve Faroe pas një supergoli të shënuar, për të ndihmuar Kombëtaren të dilte me tre pikë. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”, në bashkëbisedimin me moderatoren Vjosana Nozllaku, mesfushori i Interit foli jo vetëm për këtë, por edhe për ftesën e tij nga Reja, e deri te lojtarët që ka marrëdhënien më të mirë në Kombëtare.
“Isha shumë i lumtur, më erdhi ftesa në miqësoret me Spanjën e Gjeorgjinë dhe ka qenë një gjë shumë emocionuese se luajta me Spanjën, më futi trajneri Reja disa minuta dhe ishte emocion i madh.
Jam i lumtur po nuk do të thotë kush bën gol e asist, gjëja kryesore ishte të fitonim e të merrnim 6 pikë se e dimë që kemi grup të vështirë. Kemi ndeshjet në shtator e duhet të marrim pikë akoma.
Goli ndaj Ishujve Faroe? Shumë më kanë shkruar, më kanë bërë komplimente, është normale, erdhi ky gol, mund të ketë qenë shans, çfarë të bëjmë. Kanë bërë të gjithë shaka, por është normale, brenda grupit bëjmë të gjithë shaka. Më thanë se goli erdhi gabimisht , ishte një krosim (qesh).
Shpresoj që po, grupi është i gjithi së bashku, trajneri është fantastik se na mban të gjithëve. Jemi të lumtur të gjithë, kur fiton morali është edhe më i lartë, duhet të kthehemi në shtator, të bëjmë mirë se kemi këto ndeshje të vështira. Shpresojmë të bëjmë pikë pasi objektivi ynë është Gjermania.
Me Ismajlin dhe Bajramin se kemi luajtur bashkë te Empoli, por edhe me Hysaj se e njoh që te Empoli”, u shpreh Asllani.