Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbyllur turin e tij ballkanik në Beograd, aty ku u takua me presidentin, Aleksandër Vuçiç.
Menjëherë pas konferencës për shtyp, kryeministri Rama dhe Presidenti Vuçiç janë zhvendosur në një ambient tjetër për të diskutuar mbi zhvillimet e rëndësishme në rajon, në mënyrë të veçantë mbi situatën në veri të Kosovës.
Po ashtu raportohet se darkës i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill.
Ndërkohë kujtojmë se konferenca e Ramës dhe Vuçiç u mbyll me tensione. Shkak u bë drafti që kryeministri i Shqipërisë ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës për çështjen e Asociacionit, të cilët sipas Ramës janë “kumbarët e marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës.
Nga ana tjetër Vuçiç është përgjigjur me një ton të vrazhdë se “në Serbi njerëzit i zgjedhin vetë kumbarët e tyre”, duke theksuar se “vetëm Serbia mund të propozojë Statutin e Asociacionit, sepse kështu është vendosur sipas Marrëveshjes së Brukselit”