BallinaAktualitet“A ka mbetur gjyqtar që t’i tregojë burgun dhunuesve?”- Dhuna brutale në...

“A ka mbetur gjyqtar që t’i tregojë burgun dhunuesve?”- Dhuna brutale në Krujë, analisti: Për hurin dhe hunjtë e gardhit…

spot_img
spot_img

Analisti Lutfi Dervishi ka ngritur disa pyetje pas ngjarjes brutale ku pjesëtarë të fisit Rraja dhunuan dy persona pas sherrit për guroren.

Dervishi ngre pyetjet nëse ka mbetur ndonjë psikiatër në këtë vend t’u vijë në ndihmë drejtuesve të trembur të policisë në Krujë dhe a ka mbetur gjyqtar që t’i tregoj burgun dhunuesve?!

Statusi i Lutfi Dervishit

Për hurin dhe hunjtë e gardhit…

A ka mbetur ndonjë psikiatër në këtë vend t’u vijë në ndihmë drejtuesve të trembur të policisë në Krujë?

A ka mbetur prokuror që të ketë guximin të zbatojë ligjin?

A ka mbetur gjyqtar që t’i tregoj burgun dhunuesve?

A ka mbetur ndonjë hu në mazhorancë që të skuqet nga të fortët që ligjin e bëjnë me hu në dorë?

A ka mbetur ndonjë hu nga shumica që të dënoje publikisht dhunën barbare apo “ligji nuk ndalon që të mbash hu në dorë?

A ka mbetur ndonjë gomone lirë apo, pas këtyre pamjeve, u mbushën e u zbrazën të gjitha?

A ka mbetur ndonjë zyrtar policie me cipë apo i ka plasur cipa nga huri?

A do te hapë gojën dikush dhe të mos thotë: “ta lemë drejtësinë të bëj punën e vet”

A ka parë njeri skena të tilla si ato të Krujës qoftë edhe nëpër filma?

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular