Djali i deputetit të PS Rrahman Rraja, Rexhep Rraja është shpallur në kërkim nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Krujë, ku u dhunuan barbarisht dy persona nga fisi Maja, në një lokal. Konflikt që më pas degradoi në përdorimin e shkopinjve të bejsbolli e shqelma.
Por djali i deputetit të PS, më herët është përfshirë në një tjetër ngjarje të dhunshme. Rasti i Xhisiela Malokut ishte ai që bëri bujë dhe shkaktoi reagime të forta, pasi djali i deputetit të PS, u akuzua për dhunimin e të resë.
Kujtojmë se dhunimi i vajzës në atë kohë u bë publik, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë.
Kujtojmë se ish-oficeri i Policisë, Emiljano Nuhu gjithashtu në atë kohë deklaroi se pas këtij denoncimi ishte kërcënuar më armë nga vëllai i deputetit të PS, Xhelal Rraja për të mbyllur dosjen.
Ndërsa në dëshminë e saj Xhisiela Maloku rrëfeu dhunën e ushtruar në një dhomë hoteli. Ajo tregoi se është njohur me djalin e deputetit në vitin 2012, dhe kishte qenë e lidhur me të deri në vitin 2017.
Maloku po ashtu rrëfeu se konfliktet me ish të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS, i kanë ardhur pas ndarjes.
Pjesë nga dëshmia e Xhisiela Malokut në 2018:
Ajo tregoi se 19.07.2018 është takuar me Rexhep Rrajën, dhe pas një debati me tone të ashpra në makinën e tij, nën kërcënimin e armës e ka dërguar në një hotel. Në dhomë ajo tregon se është dhunuar nga djali i ish deputetit të PS, është djegur me cigare në këmbë prej tij dhe është goditur në kokë më qytën e pistoletës. Si pasojë e dhunës së ushtruar vajza thotë se ka humbur ndjenjat dhe nuk kujton më gjë.
Pyetje: Kur të ka goditur për herë të partë shtetasi Rexhep Rrahja dhe në ç’vend.?
Përgjigje: Unë nuk e mbaj mend kur më ka goditur për të parë shtetasi i lartpërmendur, por mbaj mend herën e fundit që ndodhi në datën 19.07.2018. Dua të shpjegoj që në këtë datë më kishte parë në rrugë dhe më mori në telefon, dhe më tha hajde me tako se dua të sqarohemi, unë shkova e takova tek puna e tij në rrugën Fushë Krujë-Vorë, filloj të ulëriste me fjalë dhe më kapur prej flokësh, më solli një shoqe sms që a do dalim sot në ato moment ky më mori telefonin dhe ma theu, duke më thënë me kë do dalësh sot, Dua të them që, këto veprime i bëri kur unë isha në makinë me të përball punës së tij më pas u nis me makinë drejt hotel Boci, unë nuk pranova të shkoj lartë në hotel me të, por me mori duke më bërë presion me anën e pistoletës.
Pyetje: Sa kohë qëndruat në hotel ?
Përgjigje: Unë ndenja me të në hotel rreth një orë, gjatë kohës që ndenjëm në hotel më gjuajti e shpulla, me grushte dhe më drejtoi pistoletën Më dogji me cigare në kofshë dhe më goditi në pjesën e kokes me pistoletë. Mua më ra të fikët dhe u përmenda më vonë nuk më kujtohet a bëmë marrëdhënie seksuale, kur u përmenda po më merrte me të mira dhe më pas unë dola më para nga hoteli. Ai shkoi të paguaj lekët tek recepsioni dhe me erdhi poshtë tek makina, ku unë po e prisja duke më përfaqura dhe duke më bere lajka që unë mos të vija në polici për kallëzim. Shqetësimet e mija në lidhje me Rexhepin unë ja kam shprehur shoqeve të mija .
Pyetje: Këto përndjekje a i ke kallëzuar?
Përgjigje: nuk më kujtohet data e saktë por mbaj mend që para vitit të ri kam shkuar në komisariatin nr. 6 në Tiranë dhe kam bërë kallëzim, unë sapo po jepja kallëzimin e tërhoqa dhe firmosa një deklaratë që u sqaruam për problemet tona.
Pyetje: Cila ishte arsyeja që nuk dhatë kallëzim në komisariatin nr 6?
Përgjigje: Unë e tërhoqa kallëzimin sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste. Ata janë fise kriminelash, rrinë gjithmonë me pistoletë unë nuk e kam babain.