BallinaAktualitetNga dokumentet e emigrantëve, te pensionet, drejtuesi i Komunitetit Shqiptar në Selanik...

Nga dokumentet e emigrantëve, te pensionet, drejtuesi i Komunitetit Shqiptar në Selanik takon kryebashkiakun Zervas

spot_img
spot_img

Luan Zyka, drejtuesi i Komuniteti Shqiptar në Selanik ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e këtij qyteti grek,  Kostandinos Zervas.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Zyka tregon se theksoi se gjatë bashkëbisedimit, kryebashkiaku vlerësoi kontributin e pazëvendësueshëm të emigrantëve shqiptarë në ekonominë greke, si edhe bëri me dije se i kishte raportuar kryebashkiakut mbi problematikat që hasen emigrantët shqiptarë, siç janë ato në fushën e dokumenteve, apo për çështjen e pensioneve, të shërbimeve sociale, apo për arsimin dhe kulturës.

MESAZHI I ZYKËS

Sot, Kryebashkiaku i Selanikut, z. Kostandinos Zervas më priti në një takim në zyrën e tij në Bashki.

 

 

Biseda u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku Kryebashkiaku i Selanikut më njohu me punën e Bashkisë dhe veprat e ndërmarra në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve në dobi të qytetarit. Zervas u interesua të dinte nëse këto zhvillime dhe shërbime kanë prekur dhe përmirësuar jetën e përditshme të Komunitetit Shqiptar të Selanikut. Veçanërisht Kryebashkiaku vlersoi kontributin e pazëvëndësueshëm të emigrantëve shqiptarë në ekonominë greke, si edhe ecurinë arsimore dhe kulturore të brezit të ri të emigrantëve.

Duke falenderuar Kryebashkiakun nga ana ime, si edhe në emër të Komunitetit Shqiptar të Selanikut, për pritjen miqësore si edhe për interesimin e tij ndaj gjendjes së emigrantëve shqiptarë, unë i bëra një ekspozim të gjendjes dhe problemeve që përballojnë emigrantët në fushën e dokumentave të tyre, në fushën e pensioneve, të shërbimeve sociale, të çështjeve arsimore-kulturore etj.

Kryebashkiaku i Selanikut, z. Zervas, më premtoi ngritjen e një grupi pune me drejtues të Bashkisë dhe të Komunitetit Shqiptar të Selanikut, për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve që përballojnë emigrantët në çështjet e kompetencave të administratës bashkiake.

Në fund të takimit, z. Zervas më dhuroi me mbishkrim librin e tij “Plepa ose palma – mendime për Selanikun dhe politikën”

foto galeri

foto galeri

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular