BallinaKultureZbuloni qytetin suedez që u zgjodh për të pritur “Eurovision” në vitin...

Zbuloni qytetin suedez që u zgjodh për të pritur “Eurovision” në vitin 2024

spot_img
spot_img

Qyteti jugor suedez i Malmos është përzgjedhur nga Host Broadcaster SVT dhe EBU (Unioni i Transmetuesve Europianë) për të mirëpritur edicionin e 68-të të Eurovision-it në maj të vitit 2024.

SVT do të organizojë konkursin e vitit të ardhshëm pas fitores historike të artistes Loreen në Liverpool në fillim të këtij viti me këngën “Tattoo”, duke u bërë gruaja e parë që fitoi dy herë në “Eurovision” dhe duke e bërë Suedinë të barazojë rekordin e Irlandës prej shtatë fitoresh në total.

Finalja e Madhe e Konkursit të 68-të të “Eurovision-“it do të mbahet të shtunën më 11 maj në ‘Malmo Arena’ me gjysmëfinalet që do të organizohen në fillim të së njëjtës javë, respektivisht të martën më 7 maj dhe të enjten më 9 maj 2024.

Malmo u zgjodh si qyteti nikoqir pasi u shqyrtuan objektet në vend, aftësia e tij për të akomoduar mijëra delegacione, staf, fansa dhe gazetarë dhe infrastruktura lokale.

Vetë Suedia do të mirëpresë për herë të shtatë “Eurovision”-in në vitin 2024, pasi më parë kishte organizuar konkursin në Stokholm në vitet 1975, 2000 dhe 2016 dhe në Goteborg në vitin 1985.

Është gjithashtu hera e parë që “Eurovision” nuk mbahet në një kryeqytet për pesë organizime radhazi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular