BallinaKryesoreVIDEO/ Kur djali i deputetit Rraja, edhe me pranga në duar, kërcënonte...

VIDEO/ Kur djali i deputetit Rraja, edhe me pranga në duar, kërcënonte Lulzim Bashën!

spot_img
spot_img

Djemtë e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rrajës janë vënë sërish në vëmëndje, pas sherrit për një gurorë në qytetin e Krujës.

Ne videon e publikuar ne ditën e sotme shihen anëtarë të fisit Rraja, me shkopinj bejsbolli duke dhunuar dy persona nga fisi Maja që ishin të ulur në lokal duke pirë kafe.

Sherri ka ndodhur për një gurore, në pronësi të Rrajave e cila po shkatërronte shtëpitë e banorëve përreth por policia edhe pse në dijeni, nuk ndërhynte.

Anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa.

Kjo ka sjellë dhe “hakmarrjen” e Rrajave. Për ngjarjen policia ka shoqëruar dy persona.

Bëhet me dije se Xhelal Rraja, vëllai i deputetit socialist  i cili është një nga personat e përfshirë në konflikt është edhe administratori i një guroreje dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Por bëmat e fisit Rraja janë të hershme.

Kujtojmë këtu që vite më parë Rexhep Rraja djali i Rrahmanit edhe pse me pranga kërcënonte kreun e opozitës në atë kohë, Lulzim Bashën.

Pasi doli nga gjykata e Krujës ku u njoh me masën arrest me burg, ai kërcënoi Bashës, pasi mendonte që situata ku ai ndodhej ishte politike dhe njëkohësisht i dërgonte mesazh Ramës që ta nxirte nga burgu pasi ishte armik i Bashës dhe i duhej për votat në zonën Krujë-Fushë Krujë.

“Lulzim Basha ta provojë në votime”, kërcënoj Rexhep Rraja, i cili u la në burg vetëm për pak kohë nga gjykata, për çështjen “Xhisiela”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular