BallinaAktualitet“Vëllai i deputetit kishte armë në dorë”, Jashar Maja paralajmëron autoritetet: Xhelal...

“Vëllai i deputetit kishte armë në dorë”, Jashar Maja paralajmëron autoritetet: Xhelal Rrajas nuk ia fal sa të jem gjallë! Policia ka frikë, por…

spot_img
spot_img

Jashar Maja, personi i cili u përfshi në një konflikt të dhunshëm në Borizanë të Krujës ditën e djeshme, dha këtë të premte në një intervistë për ‘Euronews Albania’, ku zbuloi arsyet e konfliktit.

Ai tha se personat që ushtruan dhunë ndaj tij dhe djalit të xhaxhait, ishin persona nga fisi Rraja dhe gjithçka kishte nisur prej gurores.

Ai tha se punimet në  gurore po i prishin shtëpinë e për këtë arsye ka bërë kallëzime penale në polici. Maja tha se ishte duke pirë kafe kur anëtarë të fisit Rraja i sulmuan brutalisht me shkopa bejsbolli dhe hunj.

“Unë kam njohur Fatmir Rraja, Xhelal Rraja. Ata ishin si fis. Ishin edhe të armatosur. Kur ikën më kërcënuan, më thanë “po je burrë hajde prapë te gurorja”. Nëse nuk merren masa unë do të veprojë personalisht me çfarë të mundem Xhelal Rraja m aka borxh.

Nëse shteti nuk bën drejtësi, se ka bërë shumë dëmtime në shtëpinë timë, unë do marr hakun tim. Do i përgjigjëm edhe me konflikt. Jemi vetë i pestë një vëlla, fisi im përbëhet nga 40-60 meshkuj. Nuk ja falë fisit Rraja, do vdes “të dalë fare” nga më i madhi deri te 5 vjeç”, tha Jashar Maja.

Ai tha se gjithçka lindi nga dëmtimet që shpërthimet në guroren e Rrajës shkaktonin tek banesa e tij dhe familjarëve të tjerë.

Maja shtoi se është ankuar dhe ka denoncuar në polici dëmtimet që i janë bërë në banesë, por nuk është marrë asnjë masë.

Kjo ka sipas tij ka sjellë “përgjigjen” e Rrajave, të cilët i dhunuan brutalisht me sendet të forta atë dhe djalin xhaxhait të tij, që ndodhet në gjendje të rëndë.

Jashari shtoi se video është bërë qëllimisht nga fisi Rraja për të treguar forcën në zonë, por shtoi se do të hakmerret dhe do ta zgjidhë personalisht nëse shteti nuk reagon dhe t’i kompensojë dëmin.

“Kemi qenë në vëzhgim që përpara dy ditësh. I kemi parë por ne kemi udhëtuar të pa mbrojtur se nuk i kemi borxh askujt. Jemi kërcënuar, do t’iu vrasim dhe me fjalët më banale. Unë nuk do ta lë me kaq këtë situatë. Veç ka ardhur një punonjës policie aty dhe na ka marrë një deklaratë dhe nuk na ka pyetur kush, a jemi të vdekur apo jemi të gjallë. Policia e Fushë-Krujës ka frikë të dalë të na dërgojë ne në Tiranë. Video është filmuar nga ata për të treguar autoritetin, ja kush jemi ne.

Po mos të ketë gajle, se do t’i bëjë dhe unë një video, se ai nuk e di se kush jam. Do t’ia tregoj unë se kush jam. Më njeh në ajër, por kur ta bëjë videon do ta shohë gjithë bota çfarë do t’i bëj Xhelal Rrajës”, tha Maja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular