BallinaKryesoreBujar Leskaj: Komisioneri për Mbikëqyerjen e Shërbimit Cilvil nuk i ka parë...

Bujar Leskaj: Komisioneri për Mbikëqyerjen e Shërbimit Cilvil nuk i ka parë patronazhistët

spot_img
spot_img
Nga BUjar Leskaj
𝗞𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝗿𝗶 𝗽𝗲𝗿 𝗠𝗯𝗶𝗸𝗲𝗾𝘆𝗿𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗦𝗵𝗲𝗿𝗯𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗖𝗶𝘃𝗶𝗹 𝗻𝘂𝗸 𝗶 𝗸𝗮 𝗽𝗮𝗿𝗲 𝗽𝗮𝘁𝗿𝗼𝗻𝗮𝘇𝗵𝗶𝘀𝘁𝗲𝘁!
Në seancën e Kuvendit datë 6 korrik, diskutova për veprimtarinë e institucionit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil(KMSHC) gjatë vitit 2022.
Theksova se misioni i KSHC-së për krijimin dhe ruajtjen e një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike për vitin 2022 duhet konsideruar i papërmbushur.
Vetëm KSHC nuk e ka parë akoma dukurinë negative të futjes në punë në strukturat shtetërore të patronazhistëve, militantëve të partisë në pushtet.
Pavarësisht se Komisioneri në raportin vjetor nuk e cilëson, dua të theksoj se, që nga viti 2013, kur u miratua ligji 152/2013 “Për nëpunësin civil” , administrata publike në përgjithësi dhe shërbimi i saj civil në veçanti, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe vullnetit negativ të partisë sot në pushtet, është zbrazur në nivele jo vetëm shqetësuese, por alarmante, duke e privuar atë nga kontributi i punonjësve profesionistë e të përkushtuar.
Puna reale në administratën publike sot bëhet e përqëndruar në shumë pak profesionistë, në raport një me tre, me masën e të emëruarve me nepotizëm, me militantizëm partiak dhe me korrupsion(pagesa nën dorë), të cilët japin kontribut shumë të paktë ose nuk japin kontribut fare, por vetëm marrin rrogën.
Në bazën e të dhënave të bërë publike për “metodën e punës” së patronazhistëve dhe informacionet e rezervuara dhe tejet konfidenciale për qytetarët mbi 18 vjeç në Tiranë, që ata kishin në dispozicion , figuronin gjithsej 9027 patronazhistë vetëm për qarkun Tiranë.
Disa mijëra prej tyre punonin kryesisht në administratën publike, qendrore apo vendore, si dhe në morinë e kompanive në pronësi shtetërore sh.a.
Megjithëse të dhënat me emër dhe mbiemër të patronazhistëve u bënë publike, KMSHC nuk arriti gjatë vitit 2022 të mbikqyrë as edhe një procedurë rekrutimi të një patronazhisti të vetëm!
KMSHC nuk arriti të “mësonte” gjë as për patronazhistët e punësuar në Forcat e Armatosura dhe në rradhët e Policisë së Shtetit, edhe pse ligji e ndalon rreptësisht që punonjës të këtyre institucioneve të merren me aktivitet politik.
Theksova në diskutim, se, në këto kushte, sfida parësore e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil është që të sigurojë një proces të pavarur dhe efiëient mbikëqyrjeje të veprimtarisë dhe të të drejtave të nëpunësit publik, me qëllim që të parandalojë shkeljen e ligjit dhe të rregullojë paligjshmërinë, në rastet kur ka ndodhur, nëpërmjet mjeteve që i ka dhënë ligji.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular