Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Gjelosh Rushaj.
Kujtojmë se Rushaj u aksidentua të enjten në Dukagjin, teksa ishe duke u kthyer me kamionçinën e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i njësisë administrative Pult të Dukagjinit.
Kamionçina e tij kur doli u batua duke përfunduar në humnerë.
Pas aksidentit ai u dërguar me anë të helikopterit në Spitalin e Traumës, por për shkak të plagëve të marra përkundër përpjekjeve të mjekëve nuk arriti të mbijetojë.
Në nëntor të vitit të kaluar Gjelosh Rushaj humbi vëllain dhe nipin, përkatësisht Pjetër dhe Jason Rushaj, të cilët u morën nga lumi në zonën e Bogës në Malësi të Madhe.