Ditën e djeshme Rrahman Rraja dorëzoi mandatin e deputetit. Vendimi erdhi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krujë, kur vëllezërit e tij dhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja dhunuan barbarisht dy kushërinjtë, Jashar dhe Bilbil Maja.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk është pronocuar fare në lidhje me këtë ngjarje.
Skandalet e familjes Rraja nuk filluan sot, por vite më parë kur djali i deputetit të Partisë Socialiste, u arrestua për shkak se keqtrajtimit të dashurës së tij, çështje e cila njihet si çështja ‘Xhisela’.
Por ndryshe nga sot në atë kohë Rama i doli në mbortje të fortë deputetin e tij.
Në videon e mëposhtme ai shihet duke e mbrojtur ‘me këmbë e me duar’ para një paneli gazetarësh, Rrajën.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon:
VIDEO/ Kur Rama e mbronte fort Rrahman Rrajën para gazetarëve
RELATED ARTICLES