Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Joe Biden, në të cilën diskutuan mbi kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, njoftoi të dielën presidenca turke.
Zoti Erdogan i tha Presidentit Biden se Stokholmi ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur që Ankaraja ta ratifikojë kërkesën për anëtarsim në alenacën ushtarake, duke iu referuar një ligji kundër terrorizmit, por se këta hapa nuk kishin dhënë rezultate pasi mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) vazhdojnë të mbajnë demonstrata në Suedi.
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu mbi blerjen nga Turqia të avionëve luftarakë të modelit F-16 dhe statusin e Ukrainës në NATO në bisedën e tyre telefonike, sipas njoftimit të shtypit të presidencës turke./VOA