BallinaLifestyle“Ishte e sikletshme, bëmë 7 prova”/ Nga skena me puthje tek “divorci”...

“Ishte e sikletshme, bëmë 7 prova”/ Nga skena me puthje tek “divorci” me Oltën, Luizi flet për “Në kuadër të dashurisë”

spot_img
spot_img

“Në kuadër të dashurisë”, një komedi romantike, është prodhimi filmik, i cili pritet të ketë premierën në tetor.

Një nga protagonistët e saj është edhe Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother Vip Albania”, i cili ka si bashkëshorte në rol, Olta Gixharin. Ai ka treguar se emri i personazhit që luan quhen Besi, si dhe zbuloi se pjesa më e vështirë ka qenë momenti i puthjes, ose siç ai e quan, skena e djallit pasi kanë bërë 7 prova.

Më tej, ai shton se momenti kur është kënaqur gjatë  xhirimeve ishte kur u nda në film me Oltën.

“Personazhi në film ka të bëjë me një pjesë të jetës sime shumë të rëndësishme që e kam përjetuar vetë. Ndoshta kjo është arsyeja që e kam gjetur veten në atë rol. Më pëlqen sepse shoh veten ku jam sot dhe rikthehem tek Besi që kam rolin në film. Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, mund ta quaj puthja e djallit. Ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë 7 herë prova. Është goxha e vështirë të punosh me Oltën, ka shumë kërkesa për filmin. Nuk e kisha menduar kurrë që do të ishte në një rol si bashkëshortja ime. I vetmi moment i filmit që më pëlqen shumë shumë, është momenti kur thamë ‘do divorcohemi”-tha Luizi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular