Ka mbërritur në Kuvend kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin dhe ushtrimin e kontrollit të banesës së deputetit.
Siç duket edhe në foto kërkesa është e firmosur më 7 korrik. Ndërkohë kërkohet që çdo procedurë që do të zhvillohet në lidhje me këtë kërkesë nga Kuvendi, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Ndaj tij janë ngritur tre akuza penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie. Për këto akuza është kërkuar dhe arrestimi i tij. Bashkë me lejen për arrestimin është dhe ajo për kontrollin personal dhe të celularëve të tij.
Kujtojmë se më 22 qershor Arben Ahmetaj u thirr për herë të parë në SPAK, u pyet për rreth 6 orë. Ahmetaj akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie.