Një tjetër skandal ka përfshinë qeverinë e Kosovës, të udhehequr nga Albin Kurti
Gazetari Berat Buzhala, njëkohësisht drejuesi i medias “NACIONALE”, ka publikuar një dokument audio ku degjohët një bisedë telefonike mes shefes së grupit parlamentar të VetëVendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiç.
Në atë përgjim, flitet për disa takime dhe koordinimet që deputetja e partisë në pushtet ka bërë në emër të Qeverisë së Kosovës me Listën Serbe dhe kriminelin e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Milan Radoiçiç, për disa nga çështjet politike në Kosovë. Këto incizme janë regjistruar në qershor të vitit të kaluar.
Biseda:
-Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Milanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”
Mimoza: “Dy tre minuta”
Slavko: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energji në veri, a e mban mend”
Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe çfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiç.”
Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiç apo?”
Slavko: “Milani bre është kryesore, po cfarë Rakiç, i cili është veç kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë, ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspa tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”
Mimoza: “Pse po më thua mua?”
Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Milani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”-