BallinaAktualitetTABELA/ Parashikimi i motit, priten temperatura deri në 41 gradë. Meteorologët: ‘Javë...

TABELA/ Parashikimi i motit, priten temperatura deri në 41 gradë. Meteorologët: ‘Javë ferri’, ja çfarë sjell fundjava

spot_img
spot_img

“Java e ferrit” me këtë togfjalësh mund të përshkruhet situata meteorologjike për këtë javë në vendin tonë, ndryshe nga muaji qershor i cili ishte i lagësht dhe me reshje shiu.

Sipas parashikimit nga SHMU, java pritet të jetë me diell në të gjithë territorin si dhe rritje të ndjeshme të temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës. Temperaturat në mesditë në zonat e ulëta duke filluar nga dita e nesërme pritet të arrijnë vlerat 36-37 gradë celsius ndërsa duke filluar nga dita e mërkurë dhe kryesisht dita e enjte dhe ajo e premte vlera deri në 40-41 gradë celsius!

Vlen për t’u theksuar se kjo pritet të jetë vala e parë e të nxehtit pasi për disa ditë, temperaturat pritet të jenë disa gradë më të larta mbi mesataren mujore klimatike të vendit tonë. Siç u përmend edhe më lartë e gjithë kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të Anticiklonit Afrikan i cili krijohet në gjerësitë gjeografike sub-tropikale duke sjellë me vete masat ajrore të nxehta nga shkretëtira e Saharasë. Këto masa ajrore duke kaluar mbi detin Mesdhe marrin një sasi të konsiderueshme lagështire duke bërë që ndjesia reale e temperaturave për njerëzit të jetë disa gradë më e lartë sesa ajo e matur në kafazin meteorologjik.

Gjithashtu duke filluar nga dita e enjte dhe për disa ditë në vazhdim vendi ynë pritet të përjetojë edhe fenomenin e “netëve tropikale”. Përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore përveç temperaturave të larta në orët e mesditës parashikohet që edhe temperaturat në vlerat minimale të mos zbresin poshtë vlerave 26-28 gradë celsius.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular