BallinaAktualitetAnila Hoxha bën deklaratën e FORTË: Ja kë zyrtar telefonoi Ahmetaj, pasi...

Anila Hoxha bën deklaratën e FORTË: Ja kë zyrtar telefonoi Ahmetaj, pasi ju bllokua telefoni nga SPAK

spot_img
spot_img

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka deklaruar se krahas dosjes aktuale përmes së cilës SPAK i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit për Arben Ahmetajn, në Prokurorinë e Posaçme ekziston edhe një tjetër dosje ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Për “Top Story”, Hoxha tha se një prokuror i SPAK ka hetuar privatizimin e shoqërisë “Buka”, dhe është në pritje të “dritës jeshile” nga Këshilli i Mandateve, për t’i dërguar një kërkesë Gjykatës së Posaçme për masë sigurie. Sipas Hoxhës, Ahmetaj me firmën tij prej ministri e tjetërsoi këtë pasuri.

“Në materialin që përmendi zonja Tabaku ka edhe emra të tjerë mjaft interesant. Në dy raste të tjera madje, Arben Ahmetaj për të ruajtur pikërisht këtë sekretin e madh që ia ka sygjeruar edhe SPAK dhe ia ka kërkuar këshillit të mandateve të paktën në dy raste, Ahmetaj pas sekuestrimit të një aparati Blackberry në vilën e tij në Hamallaj rezultonte se ka tentuar të ndërhyjë tek dy persona, njëri prej tyre ish-zyrtar i një bashkie në Jug të vendit.
Ata kanë të drejtë që diskutojnë dhe shoqëria do të ketë shumë të drejtë në momentin që shumë emra të tjerë dalin nga kjo dosje, por edhe nga një dosje tjetër për Arben Ahmetajn nga një tjetër Prokuror i Posaçëm i SPAK për privatizimin e shoqërisë “Buka” për të cilën ish-ministri dhe ish-funksionari i lartë shfuqizoi vendimet e të gjitha Gjykatave, duke i mëveshur vetes rolin e një gjykatësi dhe me një firmë si ministër në atë kohë, e tjetërsoi të gjithë këtë pasuri.

Kjo çështje tashmë gjendet në dorën e një prokurori, i cili në varësi të vendimit që do të marrë këshilli i mandateve, edhe ai me shumë mundësi do të shkojë për një kërkesë për masë sigurie në Gjykatën e Posaçme”- tha Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular